AKI dhe Arkin Jahiji nisin festën në Komunën e Bërvenicës

AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Pas numërimit të votave në shtab, ka shpërthyer festa.
KSHZ ende nuk ka përfunduar rezultatet përfundimtare dhe dallimi në vota ende nuk dihet.
Pas festës në shtabin e AKI-së, pritet që para opinionit të deklarohen zyrtarët e këtij koalicioni./Telegrafi/