AKSHI raporton për sulmet nga Irani, Karçanaj: Goditja e ishte e fortë, rikuperimi u bë më ndihmën e SHBA

Gjatë raportimit në Komisionin e Poscaçëm të “Dezinformimit”, drejtoresha e
Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj zbuloi të dhëna nga sulmi i ardhur nag Irani pak kohë më parë duke theksuar se u prekën vetëm 10% e shërbimeve, ndërsa AKSHI nuk kishte asnjë informacion se çfarë sulmi ishte.
“Institucioni ynë ishte i pari që u sulmua nga katër ekipe të mirënjohura. Kuptohet ne nuk e kishim idenë fare nën çfarë sulmi ishim ditët e para. Konkretisht në datën 15 strukturat tona të sigurisë arritën të kapnin tentativat e para. Masat u morën aq sa ishte e mundur po ndërkohë sulmi i datës 16 na tregoi vërtetë forcën e kundërshtarit që kishim përballë, synimi i skuadrave ishte të infektonin beckendet. Mbi 10 mijë në atë kohë. Pra të inkiptonin të gjitha këto kompjutera dhe servera. Falë pajisjeve të sigurisë bëmë izolimin dhe e them me krenari sepse gjithmonë jemi në pjesën e baltosjes pa arsye”, tha Karçanaj.
Sipas drejtoreshës së Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit rekuperimi i shërbimeve u bë i mundur vetëm nga mbështetja e ambasadës amerikane.
“Ishin momente shumë të vështira, nuk e kishim idenë kë kishim përballë dhe kishim një shtet të çorganizuar nga ana tjetër që kërkonin punë e përditshme që ishte e pamundur sepse ne vendosëm që të ulnim të gjitha sistemet e shtetit sepse nuk kishim asnjë analizë ku ishim dhe nëse sulmi i tyre do të shoqërohej nga një tjetër edhe më i madh nga i cili nuk do të kishim shpëtim. U përfshi skuadra më e mirë e Microsoft dhe me suportin e Ambasadës Amerikane, erdhën fizikisht që të bënin investigimin pasi fillimisht nga Microsoft u mendua si një sulm ordiner. Skuadra që erdhi ishte me ekspertë të një niveli shumë të lartë.
“Ambasada na suportoi me skuadrën më të përgatitur të FBI për Cyber që punuar një muaj për analizën duke dalë në të njëjtin përfundim si ne. Ndërkohë që ne ndihmonim të dyja skuadrat me analizë duhet të ngrinim edhe sistemet pasi qytetarët ishin pa shërbime. Sërish u përfshi Crisp, një nga skuadrat e Microsoft për recovery, dhe në 2 janë 10 përqindëshi që u fshi u rikuperua”, shtoi Karçanaj.
Drejtuesja e AKSHT-it i referoi informacionet duke mos ditur që punimet e komisionit po transmetoheshin drejtpërdrejtë në faqen e Kuvendit, ndërsa u desh ndërhyrja e një prej anëtareve të ekipit që Karçanaj të kërkonte që transmetimi të ndërpritej dhe punimet të vijonin pa praninë e kamerave.
Shqipëria ka rënë pre e dy sulmve të forta kibernetike nga shteti Iranian gjatë vitit 2022./vizionplus.tv