E Diel, 1 Nëntor 2026

AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë pas helmimit të 56 studentëve

Pas skandalit ku u helmuan 56 studentë, AKU ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë.

Sipas informacioneve, analizat kanë treguar se mensa është jashtë kushteve normale higjienike dhe për këtë arsye, AKU i ka vendosur shiritin.

Akademia e Sigurisë e merr ushqimin me katering te kompania “Sori Al” dhe më pas studentët ushqehen në mensën e akademisë, mensë e cila pas analizave ka rezultuar jashtë çdo standardi higjenik.

Sipas raportimeve, tani që është bllokuar mensa, kursantët e Akademisë do t’i nxjerrin në praktikë të cilën e bëjnë jashtë institucionit, pasi aty tani nuk kanë ku të ushqehen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›