E Hënë, 2 Nëntor 2026

AMAN – Jordania rrëzon 20 raketa iraniane të lëshuara drejt bazës amerikane

AMAN, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Ushtria jordaneze njoftoi sot se ka interceptuar dhe rrëzuar 20 raketa iraniane, pasi më herët trupat e Gardës Revolucionare të Iranit  deklaruan se kishin goditur një qendër komanduese amerikane në territorin e mbretërisë.

“Sot në mëngjes, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe forcat ajrore interceptuan dhe rrëzuan 20 raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të Azraqut”, deklaroi një zyrtar ushtarak, i cituar në një komunikatë të ushtrisë jordaneze.

Azraqu ndodhet rreth 80 kilometra në lindje të Amanit dhe strehon një bazë ushtarake amerikane.

Sipas të njëjtit burim, “interceptimi i raketave shkaktoi rënien e një numri mbetjesh në terren, por pa shkaktuar viktima apo dëme materiale”.

Njoftimi vjen në një kohë tensionesh të larta rajonale, ndërsa Irani dhe Shtetet e Bashkuara  të Ameriksës vazhdojnë të shkëmbejnë akuza dhe veprime ushtarake në rajon./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›