ANKARA – Mister pas nisjes, Turqia humb kontaktin me avionin e shefit të Shtabit libian

ANKARA, 23 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Autoritetet turke kanë humbur kontaktin me radarin e një aeroplani Falcon që transportonte pesë persona, përfshirë Shefin e Shtabit të Ushtrisë Libiane, Gjeneral Mohammed Al-Haddad, pas ngritjes nga Ankaraja.
Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya njoftoi lajmin në X.
Aeroplani kishte nisur fluturimin drejt aeroportit të Tripolit.
“Kontakti u humb në orën 8:52 të mbrëmjes”, sipas kohës lokale, shtoi ministri Yerlikaya. /os/