ARKITEKTURË – Vdes Frank Gehry, legjenda e Guggenheimit

BERKELEI (Kaliforni), 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Arkitekti legjendar, Frank Gehry ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Santa Monica, pas një sëmundjeje të shkurtër të frymëmarrjes, njoftoi shefja e stafit të ”Gehry Partners”, Meaghan Lloyd.
Ai ishte 96 vjeç.
I lindur në Toronto nga prindër polako-hebrenj në vitin 1929, Gehry u bë një nga arkitektët më të famshëm të kohës së tij, ndoshta më i njohur për “Muzeun Guggenheim” në Bilbao dhe “Walt Disney Concert Hall” në Los Anxheles, ku ai u zhvendos me familjen gjatë adoleshencës.
Duke ndjekur kurse nate, ndërsa punonte ditën si shofer kamioni, një mësues vuri re interesin e tij për arkitekturën dhe e inkurajoi të ndiqte këtë karrierë.
Gehry themeloi studion e tij të parë të arkitekturës në Los Anxheles.
Mjeshtëria e tij përfshin gjithashtu Galerinë e Arteve të Ontarios në Toronto, “Fondacionin Louis Vuitton” në Paris dhe Memorialin Dwight D. Eisenhower në Uashington.
Gehry ka dizajnuar gjithashtu ndërtesa rezidenciale në Pragë, Nju Jork dhe shumë qytete të tjera.
Ai vazhdoi të punonte në dizajne dhe projekte deri në fund./ /Ad.Ab./