ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar në segmentin Llogara-Palasë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se sot (27 mars), në orën 12:30, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, rreth 800 metra nga dalja e tunelit në drejtim të Palasës. Ky veprim bëhet në kuadër të punimeve për hapjen e trasesë së rrugës.
Sipas njoftimit, punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë procesit.
Autoriteti Rrugor kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të punimeve.
“Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 12:30, rreth 800m nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/