E Enjte, 5 Nëntor 2026

ARRSH, punime rehabilituese në aksin Fushë Arrëz- Qafshllak

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Në segmentin rrugor Fushë Arrëz-Qafshllak kanë filluar punimet e rehabilitimit.

Lajmin e bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar dhe foto nga punimet në këtë aks.

ARRSH informon se, paralelisht po kryhen edhe punimet e strukturave (mure betoni, mure guri, kuneta) në aksin Vaudejes-Pukë-Kalimash dhe në aksin Ura Bunës-Muriqan.

Sipas ARRSH-së, këto punime do të lehtësojnë qarkullimin e mjeteve sidomos gjatë periudhës dimërore që në këtë zonë shoqërohet me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore të dendura.

1 nga 6

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›