ASHK: 395 banorë përfitojnë kompensim financiar për pasuri të zëna nga ndërtime të legalizuara

TIRANË, 12 shkurt /ATSh/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (AShK) bën të ditur se 395 banorë do të përfitojnë nga vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, i cili mundëson vijimin e procesit të kompensimit financiar për ish-pronarët, pasuritë e të cilëve janë zënë nga ndërtime të legalizuara.
Ky vendim i hapur rrugë njëkohësisht pajisjes së banorëve me parcelën ndërtimore për objektin e tyre.
Sipas vendimit, 1,1 miliardë lekë vihen në dispozicion për kompensimin financiar; 101 mijë m² sipërfaqe përfshihen në proces; 437 pasuri trajtohen për kompensim; 395 banorë përfitojnë mundësinë për t’u pajisur me parcelën ndërtimore.
Ky vendim konsiderohet një hap i rëndësishëm për garantimin e sigurisë juridike dhe për përmbylljen e proceseve të legalizimit.
Pas botimit në Fletoren Zyrtare, emrat e përfituesve të parcelave ndërtimore do të publikohen edhe në faqen zyrtare të AShK.
/e.xh/j.p/