E Martë, 3 Nëntor 2026

AUSTRALI – Tetë të plagosur pas të shtënave në një plazh në Sidnej, dy të arrestuar

SIDNEJ, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Tetë persona u dërguan në spital, pas të shtënave sot në plazhin e famshëm ”Bondi” të Sidnejt, sipas shërbimeve të emergjencës.

“Mund t’ju themi vetëm se kemi trajtuar disa persona në vendngjarje dhe në këtë fazë, tetë persona janë transportuar në spitale të ndryshme në Sidnej”, tha një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës së Uellsit të Ri Jugor.

Policia australiane njoftoi arrestimin e dy personave pas të shtënave në plazh, me shërbimet e urgjencës që raportuan tetë shtrime në spital dhe kryeministrin Albanese që e denoncoi incidentin si “tronditës dhe shqetësues”.

Një dëshmitar, një turist britanik, tha se pa “dy persona të armatosur të veshur me të zeza” në plazhin më të famshëm të Australisë, i cili ishte i mbushur me turistë, notarë dhe surferë gjatë fundjavës.

“Pati të shtëna, dy persona të armatosur të veshur me të zeza dhe të armatosur me pushkë gjysmëautomatike”, tha turisti, Timothy Brant-Coles, duke shtuar se pa edhe disa persona me plagë nga armë zjarri.

“Mund t’ju themi vetëm se trajtuam disa persona në vendngjarje dhe se, në këtë fazë, tetë persona janë transportuar në spitale të ndryshme në Sidnej”, tha një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës së Uellsit të Ri Jugor.

Policia shtetërore njoftoi në mediat sociale se dy të dyshuar ishin arrestuar, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas ”Sydney Morning Herald”, një person i dyshuar i armatosur u qëllua nga policia dhe një tjetër u arrestua.

“Skenat në ‘Bondi’ janë tronditëse dhe zemërthyese”, shkroi kryeministri australian, Anthony Albanese në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›