AUSTRI – Një i vrarë dhe një i plagosur në një sulm me thikë në Linz

VJENË, 15 mars / ATSH-DPA/ – Dy këmbësorë u sulmuan me thikë në qytetin Linz të Austrisë, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur rëndë, njoftoi policia.
Autoritetet thanë se i dyshuari u arrestua shpejt pas incidentit.
Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, ndërsa policia pritet të publikojë më shumë detaje për viktimat dhe të dyshuarin në vijim.
Një zëdhënëse e policisë tha se hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme.
Gazeta lokale “Kronen Zeitung’ raportoi pretendime ende të pakonfirmuara se sulmuesi kishte leshuar thirrje fyese ndaj myslimanëve dhe se një dëshmitar e kishte parë atë duke qëndruar në mes të rrugës, duke bllokuar përkohësisht trafikun. /Ad.Ab./