E Hënë, 2 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/10/2025

ROMË (Itali) – Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani i drejtohet Parlamentit dhe Senatit mbi situatën në Gaza.

NAGPUR (India) – Lëvizja e njohur nacionaliste hindu RSS feston 100-vjetorin.

FRANCË – Një ditë tjetër grevash dhe demonstratash të thirrura nga sindikatat.

VARSHAVË (Poloni) – Koncerti përurues i Konkursit të 19-të Ndërkombëtar për Piano ”Chopin”.

MADRID (Spanjë) – Hapja e retrospektivës kushtuar fotografit Robert Capa.

ATHINË (Greqi) – Konferencë për shtyp nga kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, Laura Kovesi.

SOCHI (Rusi) – Presidenti Vladimir Putin flet në Klubin e Diskutimit ”Valdai”.

PARIS (Francë) – Konferenca “Formëzimi i së ardhmes së bashkëpunimit ndërkombëtar tatimor” me ekonomistët Thomas Piketty dhe Joseph Stiglitz.

STAMBOLL (Turqi) – Paraqitja në gjykatë e një gazetari turk, kritik ndaj Erdoganit.

BELLEVUE (Shtetet e Bashkuara) – Publikimi botëror i video-lojës “Ghost of Yotei” nga studioja amerikane ”Sucker Punch”.

BUENOS AIRES (Argjentinë) – Senati debaton vetot e Milei mbi financimin e universiteteve dhe kujdesin emergjent pediatrik./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›