E Enjte, 5 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/10/2024

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Kanonizimi i 14 shenjtorëve, mes të cilëve edhe “dëshmorët e Damaskut”.

UASHINGTON (SHBA) – Nisja e planifikuar e anëtarëve të misionit ”Crew-8” nga ISS për t’u kthyer në Tokë.

XHAKARTA (Indonezi) – Betimi i presidentit të sapozgjedhur Prabowo Subianto.

APIA (Samoa) – Vizitë e mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla.

MOLDAVI – Zgjedhjet presidenciale.

KISHINEV (Moldavi) – Referendumi për anëtarësimin e Moldavisë në BE.

BRUKSEL (Belgjikë) – Tubimi kombëtar për të mbështetur palestinezët dhe për të kërkuar fundin e dërgesave të armëve në Izrael.

MADRID (Spanjë) – Demonstratë kundër kryeministrit Pedro Sanchez dhe qeverisë së tij.

MASPALOMAS (Spanjë) – Demonstratë kundër turizmit masiv në ishujt Kanarie.

TBILISI (Gjeorgji) – Marshim pro evropian para zgjedhjeve legjislative.

UASHINGTON (SHBA) – Kamala Harris feston ditëlindjen e saj të 60-të./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›