E Martë, 3 Nëntor 2026

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/4/2025

KANADA – Zgjedhje të parakohshme legjislative.

HAGË (Holandë) – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë fillon një javë seancash dëgjimore mbi detyrimet e Izraelit për të mbrojtur agjencitë e OKB-së në Gaza.

BAKU (Azerbajxhan) – Vizite e presidentit iranian Massoud Pezeshkian.

PARIZ (Francë) – Grabitja e Kim Kardashian në vitin 2016: gjyqi i 10 personave në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Parisit.

ITALI – 80-vjetori i ekzekutimit të diktatorit italian Benito Mussolini dhe shoqërueses së tij Clara Petacci.

VARSHAVË (Poloni) – Samiti i Iniciativës së Tre Deteve.

BRUKSEL (Belgjikë) – Ceremonia që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit të Gjermanisë në NATO.

LISBONË (Portugali) – Debat midis kryeministrit në largim Luis Montenegro dhe udhëheqësit të opozitës Pedro Nuno Santos.

KANAVERAL (Shtetet e Bashkuara) – ”Amazon” lëshon satelitët e parë të konstelacionit të saj ”Kuiper” në bordin e një rakete ULA.

ABUXHA (Nigeri) – 50-vjetori i krijimit të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS).

RIO DE ZHANEIRO (Brazil) – Takimi i ministrave të Jashtëm të BRICS./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›