E Diel, 1 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e 7-të ndahet në 3 ditë, nis të premten me Dinamo–Teuta

Kampionati i “Abissnet Superiore”, që transmetohet në RTSH, vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 7-të, që janë ndarë në tri ditë, nga e premtja deri të dielën.

Java e re do të nisë të premten me përballjen mes Dinamos dhe Teutës, e programuar për t’u zhvilluar në orën 18:30, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje. Tirana do të presë Laçin në orën 13:30, në stadiumin e Vorës, ndërsa Skënderbeu do të përballet me AF Elbasanin në orën 16:00, në Korçë.

Dy takimet e fundit të javës do të zhvillohen të dielën. Vora do të luajë kundër Partizanit në orën 13:30, në stadiumin e saj. Java do të mbyllet me sfidën Egnatia–Vllaznia, që do të nisë në orën 18:30, në “Arena Egnatia”.

Java e 7-të

Dinamo–Teuta, 16.10.2026, 18:30

Tirana–Laçi, 17.10.2026, 13:30

Skënderbeu–AF Elbasani, 17.10.2026, 16:00

Vora–Partizani, 18.10.2026, 13:30

Egnatia–Vllaznia, 18.10.2026, 18:30

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›