E Hënë, 2 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH: Kalendari dha kanalet ku do të transmetohet java e 4-t e kampionatit

Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha këtë fundjavë. Të shtunën do të luhen dy takime ndërsa të dielën tre ndeshjet e tjera.

Partizani do të presë Elbasanin në stadiumin “Arena e Demave” ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia – Tirana. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në ora 19:00.

Vora – Flamurtari dhe Dinamo City – Bylis do të luhen të dielën në ora 16:00. Ndeshja përmbyllëse e javës, Teuta – Vllaznia do të luhet në ora 19:00.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›