E Hënë, 2 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH, kalendari dhe kanalet ku transmetohen ndeshjet e javës së 7-të

Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, rikthehet kampionati Abissnet Superiore, që në fundjavë do të luajë ndeshjet e javës së 7-të. 3 takime do të luhen të shtunën dhe 2 sfida të dielën. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

E shtuna nis me ndeshjen Bylis-Vllaznia, që do të transmetohet në RTSH 1 në orën 14:00. Në orën 17:00 do të luhen  dy takimet e ditës. Në Rrogozhinë do të përballet Egnatia vendase me Dinamon, një ndeshje që do të transmetohet në RTSH Sport. Në po të njëjtin orar, Tirana sfidon Teutën. Këtë ndeshje mund ta ndiqni në RTSH 2.

Të dielën në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 7-të të kampionatit. Flamurtari do të përballet në Vlorë me Partizanin, takim që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTSH 1, ndërsa ndeshjen Elbasani-Vora mund ta ndiqni në RTSH Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›