E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me pronen arrestme burg zyrtareve AKKP

Te tjera rreth shkrimit Priten arrestime te tjera TIRANE -Eshte dhene masa e arrestit burg per 5 zyrtaret e Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te cilet u arrestuan dy dite me pare per korrupsion. Vleresimi i mases se sigurise eshte zhvilluar sot ne Gjykaten e Shkalles se pare te Tiranes.

Trupi gjykues ka lene ne arrest me burg Bledar Dervishin drejtor i AKKP Altin Ceni ish-jurist i AKKP Merita Gjinali ish-topografe AKKP Dhimiter Papa ish-topograf AKKP Bledar Dervishi drejtor i AKKP Njazi Ademi topograf i licensuar si ekspert AKKP. Ndersa eshte shpallur ne kerkim Ali Aliaj pergjegjes per sektorin juridik AKKP.

Zyrtaret e AKKP-se te cilet u arrestuan dy dite me pare akuzohen se ne bashkepunim me njeri tjetrin duke perfituar nga pozita zyrtare dhe nepermjet falsifikimeve i kane kthyer trashegimtareve te familjes Jenisheri nje prone prej 79 dynym duke e spostuar pronen e kthyer nga vendndodhja reale ne bregdetin e Komunes Gos Kavaje si dhe duke ndryshuar dhe zerin kadastral nga toke ranishte ne are.
HETIMET
Ne muajin tetor te vitit te kaliar prokuroria nisi hetimet per tokat e kthyera familjes Jenisheri ne vijen bregdetare prane fshatrave Vile-Bashtove Spille Greth dhe Domen ne baze te vendimit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nr. 276 date 10.09.2008. Sinjalizimet e para per te hapur hetimet duket se kane shkuar disa muaj me pare nga perfaqesues te autoriteteve lokale nga dy komuna qe perfshijne keto fshatra Gose dhe Kryevidh. Dyshimet jane shtuar me pas me pretendimet e kater personave te tjere per te njejtat prona. Ne keto rrethana Prokuroria e Tiranes mblodhi te plote dokumentacionin ne baze te te cilit i eshte kthyer toka familjes Jenisheri Neime ne 4 fshatrat bregdetare dhe po verifikon vertetesine e tyre.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›