E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me fondet e IPARD, SPAK drejt përfundimit të hetimeve

SPAK është drejt përfundimit të hetimeve për dosjen që lidhet me abuzimet me fondet e programit IPARD. Gjatë ditës së sotme (16 prill), institucioni ka nisur thirrjen e personave nën hetim për t’u komunikuar zyrtarisht akuzat.

Mes tyre është paraqitur edhe Reni Ashiku, i shoqëruar nga avokatja e tij, ndaj të cilit pritet të zyrtarizohet akuza për ushtrim të ndikimit të paligjshëm në kuadër të kësaj çështjeje.

Më herët, më 17 mars, në lidhje me këtë dosje është marrë në pyetje edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Hetimet nisën pas një kallëzimi të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila konstatoi shkelje në administrimin e fondeve të dedikuara për sektorin bujqësor në Shqipëri.

Si rrjedhojë e rekomandimeve të OLAF, Bashkimi Evropian vendosi të ndërpresë financimin përmes programit IPARD 3, duke bllokuar qindra miliona euro të parashikuara për mbështetjen e fermerëve shqiptarë.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›