Adrian Gurra emërohet prefekt i Durrësit, Florinda Zegullaj e Korçës

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në drejtimin e prefekturave të qarqeve Durrës dhe Korçë.
Me vendime të veçanta, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra prefektin e qarkut Durrës, Emiljan Jani dhe emëroi në këtë detyrë Adrian Gurrën.
Po ashtu, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra e prefektit të qarkut Korçë, Nertil Jolen, dhe emëroi në këtë detyrë Florinda Zegullaj.
Vendimet e Këshillit të Ministrave hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të botohen në Fletoren Zyrtare.
/m.m/j.p/