E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroporti i Vlorës, së shpejti funksional/ Karakaçi: Kompanitë, 30 ditë afat për zgjedhjen e mosmarrëveshjes

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet sipas afateve të vendosura në kontratë.

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enena Karakaçi pas mbledhjes së qeverisë  tha se kompanitë do të penalizohen nëse nuk marrin masa dhe vijojnë që të pengojnë ecurinë e projektit

Sipas ministrit është vendosur një afat 30-ditor që të zgjidhet mosmarrëveshja për aeroportin e Vlorës duke ofruar që pjesë e negociatave të jenë edhe institucionet shtetërore.

“Normalisht ne duam që të zbatojmë kontratën koncesionare, megjithatë unë i kam dërguar një shkresë së fundmi, ku i kam kërkuar në mënyrë absolute që mosmarrëveshjet tregtare e civile që ata kanë me njëri-tjetrin nuk duhet të jenë shkak për bllokimin apo mosoperimin e aeroportit të Vlorës, duke i vënë po ashtu një afat 30-ditor që të zgjidhin këtë mosmarrëveshje civile që kanë dhe duke u angazhuar edhe unë si ministër dhe ne si ministri që, nëse kanë nevojë, të ulemi t’i ndihmojmë për të gjetur një gjuhë të përbashkët”, tha ministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›