E Diel, 1 Nëntor 2026

Afati i fundit për kandidatët, PS pritet të dërgojë emrat në KQZ për garën e 9 nëntorit

Kjo e premte shënon afatin e fundit që partitë politike kanë për të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve që do të garojnë për bashkitë më 9 nëntor.

Kandidatët e pavarur tashmë kanë përfunduar me procedurat. Ata kanë dërguar pranë KQZ-së edhe firmat që u nevojiten nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje.

Partitë politike, të cilat u regjistruan, kanë kohë deri në mesnatën e sotme për të përfunduar me procedurat, duke dërguar emrat e garuesve për zgjedhjet lokale të pjesshme.

Partia Socialiste, ndonëse ka bërë me dije kandidatët, nuk i ka dorëzuar ende emrat e tyre pranë KQZ-së, ndërsa opozita ka deklaruar se do të mbështesë kandidatët e pavarur.

Më 9 nëntor, qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do të votojnë për kryetarin e ri të bashkisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›