E Martë, 3 Nëntor 2026

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

Shtëpia e Bardhë nuk bën hap pas! Këshilltarët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thonë se nuk dekurajohen nga vendimi i gjykatës që shpalli të paligjshme shumë nga tarifat e vëna prej tij, raporton The Guardian.

Gjykata e Lartë amerikane vendosi më 29 maj, të bllokojë tarifat e Trump, me argumentin se Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shkuar përtej autoritetit të tij.

Urdhri i gjykatës është i përhershëm, duke i ndaluar kështu tarifat globale të Trump-it, deri sa të arrihen marrëveshjet me shumicën e partnerëve tregtarë. Brenda dhjetë ditësh, administrata e Trump është e detyruar të zbatojë vendimin e gjykatës. Në rast se ky vendim mbështetet dhe nga shkalla e Apelit, e nga Gjykata Supreme, Trump nuk do të ketë të drejtë me aplikimin e tarifave.

Ky vendim është një goditje e madhe ndaj politikave të presidentit amerikan. Sakaq, Shtëpia e Bardhë e apeloi edhe më herët vendimin e kësaj gjykate, duke u shprehur se “Nuk është detyrë e gjyqtarëve të pazgjedhur të vendosin si të adresojnë siç duhet një emergjencë kombëtare.”

Sipas tyre, gjyqtarët po kërcënojnë besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara në skenën botërore, ndaj Gjykata e Lartë duhet t’i japë fund kësaj për hir të Kushtetutës.

Edhe Gjykata Amerikane e Tregtisë Ndërkombëtare, vendosi se Trump nuk kishte autoritetin sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse për mallrat që importohen në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›