Agjenci për mbikëqyrjen e burgjeve – Kuvendi miraton në parim projektligjin për sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale

Burgjet dhe i gjithë sistemi i ekzekutimit të vendimeve penale do të jenë nën mbikëqyrjen e një agjencie të posaçme. Kuvendi miratoi në parim projektligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, që parashikon krijimin e një strukture të re kontrolli për burgjet dhe Shërbimin e Provës.
Në përgjigje, zëvendësministrja e Brendshme, Elona Hoxha, sqaroi se agjencia nuk cenon rolin e prokurorisë, por synon të forcojë kontrollin, transparencën dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme në sistemin penitenciar.
Ndër risitë e projektligjit janë mandati i qartë ligjor i agjencisë, zgjerimi i fushës së mbikëqyrjes dhe trajtimi i strukturuar i ankesave të qytetarëve.
/rtsh.al/