Agron Kuliçaj dëshmon në SPAK, ish-nëndrejtori i Policisë pyetet për ngjarjet e 21 janarit

SPAK ka marrë në pyetje një tjeter ish drejtues të lartë të Policisë së shtetit në kohën kur u zhvillua protesta e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues para kryeministrisë.
Numri 2 i Policisë së Shtetit në kohën e qeverisë Berisha, Agron Kuliçaj u pyet nga agjentët e BKH për të dhënë sqarime për veprimet e uniformave blu në 21 janar.
“Dhashë shpjegimet e mia për kohën kur kam drejtuar Policinë e Shtetit”, tha ai.
Një ditë më parë në SPAK u thirr ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj. Pas protestës së 21 Janarit, Burgaj ai u akuzua nga opozita socialiste e asaj kohe se nuk zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria, që drejtohej nga Ina Rama.
SPAK rihapi çështjen e 21 janar, duke regjistruar hetim penal për vrasjen e Aleks Nikës, si edhe plagosjen e Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papës gjatë protestës së dhunshme të vitit 2011.
Çështja u regjistrua nga SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë të marsit të këtij viti, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika.
Sipas SPAK, hetimi është regjistruar për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, “shpërdorim të detyrës” e “kryerjes të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të treja kryer në bashkëpunim.
/vizionplus.tv