E Diel, 1 Nëntor 2026

Agroturizëm “Hysaj”, përvojë autentike mes traditës dhe natyrës së Malësisë së Madhe

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Agroturizëm “Hysaj” në Malësi të Madhe është kthyer në një pikë të rëndësishme të turizmit rural në qarkun e Shkodrës, duke ndërthurur mikpritjen tradicionale të veriut, gastronominë vendase dhe natyrën e liqenit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo sipërmarrje e mbështetur nga programet e qeverisë, që u ofron vizitorëve një përvojë të veçantë me produkte “Made In Albania”, mikpritje tradicionale dhe bukuritë e natyrës.

Agroturizëm “Hysaj” mbështetet në konceptin “nga ferma në tryezë”, me produkte lokale dhe organike dhe gatime tradicionale të Shqipërisë së Veriut.

Kjo ofertë synon t’i afrojë vizitorët me produktet “Made in Albania”, traditat kulinare dhe mënyrën e jetesës në zonat rurale të veriut të vendit.

Pozicioni pranë Liqenit të Shkodrës dhe përdorimi i produkteve vendase e bëjnë agroturizëm “Hysaj” pjesë të modelit të turizmit të qëndrueshëm, i cili lidh zhvillimin ekonomik të zonës me ruajtjen e traditës dhe promovimin e prodhimit shqiptar.

Struktura ofron 19 njësi akomodimi, të ndara mes dhomave dhe vilave prej druri, si dhe rreth 50 vende për kamping dhe autokarvanë. Në dispozicion të vizitorëve janë gjithashtu restoranti, pishinat dhe hapësirat pranë liqenit.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›