E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad pushon nga detyra ministrin e Jashtëm

Teheran

Presidenti iranian ka pushuar nga puna në mënyrë të befasishme ministrin e tij të Jashtëm të hënën dhe në vend të tij vendosi shefin aktual të diplomacisë që merrej vetëm me çështjet bërthamore. Ky veprim tregon edhe njëherë luftën që po zhvillohet në strukturat më të larta të pushtetit në Teheran, ndërsa vendi ndodhet nën darën e presionit të vazhdueshëm e në rritje nga Perëndimi në lidhje me programin e tij bërthamor.

Ahmadinexhad nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me këtë veprim të papritur, por diplomati i pushuar, Manoucher Mottaki, shihet si një njeri që është pranë liderit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei. Ndërkohë, Presidenti është duke kërkuar si ministër të Jashtëm një njeri të cilin ta ketë më shumë në kontroll tani në prag të rinisjes së bisedimeve me komunitetin ndërkombëtar për programin bërthamor. Ndërkohë, shefi bërthamor, Ali Akbar Sakehi, është një nga 12 zëvendëspresidentët e Ahmadinexhadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›