E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmati largohet nga pankina e Kombëtares U-19

TIRANË, 13 janar/ATSh/ Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së futbollit U-19.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se palët kanë arritur marrëveshjen për përfundimin e bashkëpunimit, i cili kishte nisur në mars të vitit 2024.

“Tekniku shqiptar drejtoi Kombëtaren U-19 që nga marsi i vitit 2024 dhe, me marrëveshje të përbashkët, është vendosur mbyllja e këtij bashkëpunimi.

Federata e Futbollit e falënderon trajnerin Julian Ahmatajn për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin gjatë drejtimit të Kombëtares U-19, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij profesionale”, njofton FShF.

Ahmati udhëhoqi nga pankina 22 ndeshje kuqezinjtë U-19 dhe arriti 6 fitore, 5 barazime dhe 11 humbje.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›