E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident brenda tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur brenda tunelit të Murrizit. Mësohet se janë përplasur dy automjete.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›