Aksident fatal në Rrugën e Kombit, shqiptarja nga Kosova përplas për vdekje një 46-vjeçar

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në Rrugën e Kombit.
Sipas informacioneve paraprake, një shqiptare nga Kosova, ka përplasur një këmbësor në afërsi të fshatit Gëziq, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
“Rrëshen/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/