Aksident fatal në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e ish-Sheshit Shqiponja, ku një automjet tip BMW ka përplasur një këmbësore, rreth 49 vjeçe.
Përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën në vend viktimës.
“Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, njofton Policia.