E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit në Lushnjë, humb jetën 43-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrethrrotullimin e Plasmasit në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me ishullin e trafikut, përpara se të përmbysej.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Ernis Xhumari, 43 vjeç, banues në Karbunarë të Vogël. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të marra.

Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht nga forca e përplasjes.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›