E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident gjatë mesnatës në Korçë, “Audi” përmbyset në mes të rrugës, lëndohet lehtë drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës në qytetin e Korçës, ku një automjet tip “Audi” ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit, një i ri nga Korça, ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga trajektorja e lëvizjes dhe u përmbysur.

Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme materiale, drejtuesi ka shpëtuar vetëm me lëndime të lehta. Burime paraprake bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Specialistët e Policisë Rrugore po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshimi kryesor mbetet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia mbi normat e lejuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›