E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i dyfishtë në Fier-Ballsh, dy persona të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë dy udhëtarë janë lënduar.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›