E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Librazhd

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, konkretisht në fshatin Labinot Fushë, ku janë përplasur dy automjete.

Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po verifikon rrethanat e sakta të ngjarjes dhe po merr masat për normalizimin e qarkullimit në zonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›