E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles

Një aksident tronditës ndodhi të premten qw kaloi në një shkollë të mesme në Los Anxhelos, kur një kabinë e një loje lunaparku u shkëput dhe përplasi një kabinë tjetër.

Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme “Bishop Conaty-Our Lady of Loretto” në lagjen Pico-Union të Los Anxhelosit, sipas burimeve lokale.

Në një video të regjistruar nga njw dëshmitar okular, shihet loja e njohur si “Zipper” që ndalon papritur.

Më pas, një kabinë duket se shkëputet nga vendi i saj dhe përplaset me një tjetër. Në një video të dytë, një sedilje e kuqe e shkëputur duket se kthehet drejt zonës së hipjes dhe godet një sedilje tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›