E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë! Makina merr para nxënësit e shkollës, 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30 në Frechener Strasse në Hürth të Gjermanisë.

Një makinë ka përplasur një grup fëmijësh, shkruajnë mediat e huaja. Si pasojë, janë lënduar dy fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas raporteve të pakonfirmuara, grupi ishte një klasë e shkollës fillore.

Aksidenti thuhet se ndodhi në Frechener Straße midis Theresienhöhe dhe Altstätter Straße.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›