E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Durrës, 28-vjeçari përplas për vdekje me makinë 68-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një 68-vjeçari ka ndodhur në Durrës këtë mbrëmje. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, kur automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›