E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Plepa-Shkozet. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një moptor.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Në vendngjarje ndodhn forcat e policisë dhe ambulanca.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentetit çka solli dhe vdekjen e 64-vjeçarit Lumturi Zoku.

Njoftimi: 

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.

Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›