E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 automjete, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e kësaj të premteje në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Bradashesh.

Në aksident u përfshinë tre automjete të cilat pas përplasjes mes tyre janë shkatërruar pjesërisht.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se 71-vjeçari Sofokli Zhupa drejtuesi i njëri prej mjeteve ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe të paktën dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

71-vjeçari , i cili u gjet i bllokuar brenda mjetit të tij nuk reagonte. Ai u transportua menjëherë me ambulancë në spitalin e Elbasanit, teksa ndodhet nën kujdesin intensive të bluzave të bardha.

2 drejtuesit tjerë te automjeteve janë shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›