E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën e mitura, katër të lënduar

Kosovë – Një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Si pasojë e aksidentit, katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë. Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore”, deklaroi Ahmeti.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›