E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një makinë ka përplasur përvdekje një këmbësor në afërsi të Spitenit.

Të njëjta burime thone se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë këmbësorin i cili po lëvizte në anë të rrugës duke e marrë zvarrë për disa metra e duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të ketij aksidenti.

Njoftimi:

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot” shtetasja F. Ll. duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin N. Gj., 75 vjeç (këmbësor) i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›