Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Rrugën e Arbërit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar humbjen e jetës së 55-vjeçarit Halil Gjashi, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sapo kanë mbërritur dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.