E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në “Vorë – Fushë-Prezë”, humb jetën 23-vjeçarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”.

Si pasojë e aksidentit një 23-vjeçare ka ndërruar jetë.

Policia njofton se “rreth orës 00:00, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›