E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen me njëra-tjetrën tre makina! Mes të plagosurve dhe një grua shtatzënë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugore Lezhë-Shkodër.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka të lënduar.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, dy të lënduarit janë burrë e grua, kjo e fundit shtatzënë.

Ata janë transportuar drejt Spitalit të Lezhës, teksa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›