E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së tre automjeteve në superstradën Lezhë–Milot.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Gajush, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet e para hetimore dhe nisën hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›