E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident me një të plagosur në aksin Korçë- Pogradec, makina përplas motorin

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë – Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Leshnice ku një makinë ka përplasur një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i motorit ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të fshatit Çërravë ndërkohë që mjeti po vinte nga Çërrava në drejtim të fshatit Leshnice.

Duket se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit ajo çfarë ka sjellë dhe aksident, pasi ka kërkuar të kalojë nga korsia e tij në korsine e kundërt për të hyrë në fshatin Leshnice, manovër që ka shkaktuar dhe aksidentimin e motoristit, I cili ndodhet në spitalin e Pogradecit.

Burime pranë spitalit të Pogradecit thane se i plagosuri eshte derguar ne Spitalin e Traumes pas gjendja e tij eshte perkeqesuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›