E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Milot-Lezhë

Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Milot-Lezhë, paraditen e së hënës.

Automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›