Aksident me tre automjete brenda tunelit në Klos, plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në fshatin Fshat të Klosit.
Sipas njoftimit zyrtar, brenda një tuneli, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shoferi i një prej automjeteve së bashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:00, në fshatin Fshat, brenda në tunel, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete, me drejtues shtetasit L.R., K.A., dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi K.A së bashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv