E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Berat, humb jetën 40-vjeçari

Aksident me vdekje në rrugën Berat-Rroshnik, në fshatin Duhanas. Del nga rruga dhe përplaset me bordurën anësore, humb jetën 40-vjeçari Sajmir Rripi.

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Berat-Rroshnik, në fshatin Duhanas. Një 40-vjeçar, që qarkullonte nga fshati Duhanas në drejtim të Beratit, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore të saj.

Përplasja ka qenë fatale dhe 40-vjeçari Sajmir Rripi ka gjetur vdekjen në vend.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes. Viktima është dërguar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet edhe autopsisë mjeko-ligjore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›